Daniela Tako

Pershendetje dhe mirëserdhe ne komunitetin me te bukur per prinderimin, “Dritëzat”!

Nese kërkoni ndihme per procese te ndryshme te rritjes se fëmijës tuaj, keni ardhur ne vendin e duhur!

Nese kërkoni dike qe t’ju orientoje gjate fazave te vështira qe po kaloni me fëmijën tuaj, keni ardhur tek personi i duhur!

Une quhem Daniela Tako dhe jam konsulente e certifikuar per fëmijët për fëmijët, adoleshentët & prindërimin

Jam mami me e lumtur e Gurjonit dhe Gregorit. Motivimi im me i madh ne jete kane qene dhe jane fëmijët! E ne momentin qe Gurjoni dhe Gregori erdhën ne jetën time, ky motivim u materializua ne blogun “rrugëtimidanieles”, i cili u ka ardhur ne ndihme me qindra nenave. Prej këtij blogu, vendosa te themeloj “dritëzat”, nje menyre me konkrete dhe me e prekshme per t’ju ardhur ne ndihme te gjithëve.
Qe kur vijnë ne jete, e derisa mbarojnë ciklin me te veshtire, qe eshte adoleshenca, këto filiza kane nevoje per ndihme, mbështetje dhe shume dashuri. E kush janë personat me te rëndësishëm ne jetën e tyre per te dhuruar gjithë këto mësime e vlera? Jemi ne, prindërit! Por edhe ne kemi nevoje per mbështetje, per ndihme, per këshillim, per nje mjedis pa paragjykim. Ndaj, per te ndihmuar fëmijët, eshte shume e rëndësishme qe ne fillim te ndihmojmë prindërit.

Prinder te përgjegjshëm = femije te lumtur.  Femije te lumtur = nje shoqëri e shendoshe.

Ky blog eshte per te gjithë ju qe dëshironi te kontribuoni ne përmirësimin e jetës se fëmijëve. Per te gjithë ju qe dëshironi te informoheni me shume. Per te gjithë ju qe me dëshirën e mire doni te krijoni nje te ardhme me te mire per engjëjt e vegjël. Ketu do te gjeni ndihmën e nevojshme per tema te ndryshme qe prekin jetën tuaj dhe te fëmijëve tuaj.
Vizitoni seksionin e trajnimeve dhe zgjidhni temën qe ju intereson me shume. Nëse mendoni se keni nevoje per konsulence me te specifikuar, mos hezitoni te lini nje orar konsultimi ne seksionin e kontaktit.
Jam e lumtur qe zgjodhe te behesh pjese e komunitetit “Dritezat” dhe shpresoj te gjesh këtu ndihmën e nevojshme.

Dritezat.com

Si mund t'ju ndihmojmë?

Pyetje të Përgjithshme

Pyetjet më të Shpeshta

01.

02.

03.

04.

05.

06.

E-books nga
Daniela Tako