Konsulente për fëmijët, adoleshentët & prindërimin

Në Udhëtimin e Prindërimit,
Ju Nuk Jeni Vetëm

Mirëserdhet në ‘Dritezat’, një komunitet që ndriçon çdo hap
të udhëtimit tuaj si prind.

Motivimi im më i madh në jetë kanë qenë dhe janë FËMIJËT!

Ne momentin qe u bera nene, ky motivim u materializua ne blogun “rrugëtimidanieles”, i cili u ka ardhur ne ndihme me qindra nenave. Prej këtij blogu, vendosa te themeloj “dritëzat”, nje menyre me konkrete dhe me e prekshme per t’ju ardhur ne ndihme te gjithëve. Qe kur vijnë ne jete, e derisa mbarojnë ciklin me te veshtire, qe eshte adoleshenca, këto filiza kane nevoje per ndihme, mbështetje dhe shume dashuri. E kush janë personat me te rëndësishëm ne jetën e tyre per te dhuruar gjithë këto mësime e vlera? Jemi ne, prindërit! Por edhe ne kemi nevoje per mbështetje, per ndihme, per këshillim, per nje mjedis pa paragjykim. Ndaj, per te ndihmuar fëmijët, eshte shume e rëndësishme qe ne fillim te ndihmojmë prindërit. Prinder te përgjegjshëm baraz femije te lumtur. E femije te lumtur baraz nje shoqëri e shendoshe.

Daniela Tako

Konsulente & trajnere për fëmijët, adoleshentët & prindërimin

Unë jam Daniela Tako, themeluese e ‘Dritezat’ dhe konsulente e certifikuar per prinderimin, femijet dhe adoleshentet. Nese kërkoni ndihme per procese te ndryshme te rritjes se fëmijës tuaj, keni ardhur ne vendin e duhur! Nese kërkoni dike qe t’ju orientoje gjate fazave te vështira qe po kaloni me fëmijën tuaj, keni ardhur tek personi i duhur!

Dritezat.com

Si mund t'ju ndihmojmë?

Çfarë Ofron 'Dritezat'?

Trajnime në web

Trajnime në web

Mentorim në Grup

Mentorim në Grup

Mentorim One-on-one

Mentorim One-on-one

    ~ Ema ~

    Falë 'Dritezat', mësova të kuptoj dhe të komunikoj më mirë me fëmijën tim.

      ~ Davida ~

      Trajnimet dhe këshillat e Danielës kanë qenë një burim i jashtëzakonshëm ndihme.

        ~ Erinda ~

        Seminaret e 'Dritezat' ishin kthesë në mënyrën time të të qenit prind. E mrekullueshme!

          ~ Klodian ~

          Falë 'Dritezat', jam bërë një baba më i mirë dhe më i ndjeshëm për vajzat e mia.

          Webinare

          02

          Nen 2023

          Webinari per Pubertetin

          Enjte ~ Online ~ 21:00 PM

          17

          Nen 2023

          Bashkejetesa me Familjare te Tjere

          Premte ~ Online ~ 21:00 PM

          E-books nga
          Daniela Tako